Slloveni 1-1 Serbi

Euro 2024/ Sllovenia e pafat, Serbia e barazon 1-1 në aksionin e fundit

20 Qershor, 17:00| Përditesimi: 20 Qershor, 17:06

  • Share

MUNICH - Kjo e enjte e Euro 2024 nisi me barazimin 1-1 mes Sllovenisë dhe Serbisë. Dueli i Grupit C ishte "i luftuar" deri në sekondat e fundit, me serbët që siguruan pikën e parë vetëm në aksionin e fundit të ndeshjes.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola, teksa duhej minuta e 69 që Karnicnik të kalonte në epërsi Slloveninë me një gol pas një aksioni të rrjedhshëm. Kur u duk se Serbia do ishte më "një këmbë" jashtë Euro 2024, ballkanasit iu falën krosimit të fundit nga këndi.

Ilic hodhi një top në zonë, me Luca Jovic që barazoi me kokë në shtesën e pestë. Po sot për këtë grup në orën 18:00 luhet Danimarkë - Angli. Për momentin Anglia (-1 ndeshje) me tri pikë mban kreun, ndjekur me dy të tilla nga Sllovenia. Danimarka (-1 ndeshje) dhe Serbia me një pikë mbajnë pozitat 3 dhe 4.

Renditja e Grupit C:

Notat e ndeshjes sipas "SofaScore":

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 20/06/2024 17:53

    deri dje keta ishin bashke...sot luajne kunder njeri-tjetrit...eh.eh..politika i ndau njerezit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?