Luciano Spalletti

Euro 2024/ Spalletti largon tre futbollistë, prezantohet lista finale e Italisë për në Gjermani

6 Qershor, 17:24| Përditesimi: 6 Qershor, 17:35

  • Share

Italia e Luciano Spallettit është zyrtarisht gati për në Euro 2024. Trajneri italian ka publikuar listën finale me 26 lojtarët e thirrur që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Tre lojtarë janë larguar nga 29 të pranishëm në 'Coverciano', por do të qëndrojnë në dispozicion deri një ditë para debutimit kundër Shqipërisë, në rast se do ketë dëmtime. Spalletti ka larguar nga grumbullimi portierin Provedel, mesfushorin Ricci dhe sulmuesim Orsolini.

Siç pritej, Nicolo Barella është thirrur pavarësisht dëmtimit. Në Grupin B të Euro 2024, Italia rivalizon me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Lista finale e Italisë:

Portierët: Donnarumma, Meret, Vicario. 

Mbrojtësit: Bastoni, Bellanova, Buongiorno, Calafiori, Cambiaso, Darmian, Di Lorenzo, Dimarco, Gatti, Mancini. 

Mesfushorët: Barella, Cristante, Fagioli, Folorunsho, Frattesi, Jorginho, Pellegrini. 

Sulmuesit: Chiesa, El Shaarawy, Raspadori, Retegui, Scamacca, Zaccagni.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?