Spanja dhe Franca luajnë nesër (e martë 21:00) në gjysmëfinalet e Euro 2024. Përpara ndeshjes për mediet foli Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës. Ai vlerësoi kundërshtarin si të fortë, por tha se ekipi i tij është më i mirë.
"Momenti më i mirë i kësaj përfaqësueseje…
Është një mundësi fantastike. Ne kemi bërë shumë për të qenë këtu. Kjo, si kundër Gjermanisë, mund të jetë një finale. Këto janë lojëra detajesh dhe që duhen bërë pak gabime.
Franca, e mërzitshme
Ajo që vlerësoj dhe analizoj është potenciali. Dhe është i jashtëzakonshëm, fantastik. Ka lojtarë të nivelit shumë të lartë dhe një ekip shumë të mirë. Unë gjithmonë argëtohem me futbollin. Mua nuk më mërzit.
Loja e bukur
Ti përpiqesh të planifikosh lojëra që të ndihmojnë të fitosh. Modeli ynë i afrohet atij të një spektakli të bukur. Ne jemi një ekip shumë tërheqës, por këtu bëhet fjalë për të fituar. Duhet të jesh tërheqës, por edhe praktik.
Si janë lojtarët fizikisht
Po rikuperohemi mirë. E meta e vetme është koha e shkurtër e rikuperimit që kemi të gjithë ne që jemi këtu. Por futbollistët janë mësuar me metodat e reja. Do të shohim si do të jemi nesër, por motivimi është më i lartë se çdo gjë fizike. Varet gjithashtu se si do të shkojë ndeshja, Franca më duket se është një ekip shumë i fortë fizikisht, por ne dimë t’i luftojmë ata me virtytet ton, që janë të tjera.
Evolucioni i Spanjës në këtë vit të fundit
Ne jemi një ekip i ri, me një trajner të ndryshëm dhe me ide të ndryshme. E kemi të qartë rrugën dhe stilin e ndryshëm që donim të zbatonim. Ne donim t’i jepnim pak kthesë me përfshirjen e lojtarëve me aftësi të ndryshme. Vizioni nuk është as më mirë, as më keq.
A është Nico Williams më i mirë se Mbappé aktualisht?
Ata janë dy futbollistë të mëdhenj. Mbappe është i jashtëzakonshëm, por futbollistët e mi janë më të mirët.
Spanja, më dribluese. A ka të bëjë me trajnerin apo lojtarët?
Të dyja konceptet. Ne kemi një lëndë të parë që të lejon të luash në një mënyrë të caktuar. Do të përpiqemi të maksimizojmë potencialin e skuadrës sonë. Ne kemi lojtarë shumë të shpejtë me aftësi për të luajtur një kundër një dhe që na afrojnë më shumë te goli.
Shqetësimi që Mbappe do të kthehet i zakonshmi dhe mungesat…
Këta lloj futbollistësh janë të paparashikueshëm. Niveli i tyre në 50%, mund të jetë 100% i kujtdo tjetër. Ata mund të përballojnë të mos jenë në një ndeshje dhe me dy veprime ta vendosin. Mbappe është një super gjeni dhe një yll, ashtu si lojtarë të tjerë të Francës. Do të përpiqemi të minimizojmë kushtet e tyre, pavarësisht se kush është në fushë. Unë kam besim të verbër te skuadra ime për një ndeshje shumë të vështirë që mund të jetë një finale.
Fjalët e Moratas për largimin nga Kombëtarja. A janë të papërshtatshme në këtë moment?
Ju e dini pozicionin tim. Ne plotësisht dhe absolutisht pajtohemi me atë që ai thotë. Trajtimi i tij është totalisht i padrejtë. Ai është shembull në gjithçka. Unë qëndroj pranë tij si futbollist dhe person.
Rabiot ‘sfidon’ Lamin Yamal
Është pjesë e lojës. Ka argumente futbolli dhe të tjera psikologjike. Secili përdor mjetet e tij, gjithmonë brenda një regjimi disiplinor të vendosur nga arbitri. Ai duhet të vazhdojë të jetë vetvetja dhe të ketë guximin se kështu është situata. Ai gradualisht do të fitojë përvojë. Dhe ai e bën atë shumë shpejt. Çdo herë, rivalët e tij do t’i lejojnë më pak mundësi.
Mundësia e shtesave
Nuk e dimë. Por është e vërtetë që nuk na leverdis një ndeshje me vajtje-ardhje. Ne jemi një ekip i përgatitur për të kontrolluar dhe dominuar lojën, edhe pse kundërsulmojmë shumë mirë. Franca luan shumë mirë pa top dhe përfiton nga hapësirat që lejojnë rivalët e saj. Duhet të jesh shumë i vëmendshëm te humbjet e topit. Mund të jetë çelësi i ndeshjes.
Të shmangen shtesat
Do të duhej të bënim pa kohë shtesë. Ndoshta në fazën e mëparshme. Lojtarët tashmë janë në kufirin e mundësive të tyre fizike dhe do të ishte diçka për të mirën e spektaklit. Ata do të ishin më të freskët", tha ai.