Euro 2024/ Spanja 'tërmet 7-ballësh' në Tbilisi, Kroacia i shënon 5 herë Letonisë! Portugalia i falet Brunos, paqe Turqi - Armeni

9 Shtator 2023, 10:37| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 13:18

  • Share

Europiani 2024 ka zhvilluar disa nga ndeshjet kualifikuese në grupet e ndryshme. Për atë A, Spanja ka fituar me goleadë në Tbilisi kundër Gjeorgjisë. "Furia e Kuqe" ka mundur 1-7 vendasit, duke treguar se brezi i ri po shkëlqen te Iberikët. Alvaro Morata shënoi tripletë në këtë duel, teksa te goli dolën edhe Olmo, Uilliams dhe i riu Yamal. Pas tre ndeshjeve në grupin A, Spanja me gjashtë pikë mban vendin e dytë në grup, teksa Skocia kryeson me 15 pikë të plota.

Për grupin D, Kroacia fitoi 5-0 kundër Letonisë në stadiumin e Rijekës. Petkovic me dopietë, Ivanusec, Kramaric dhe Pasalic dërguan ballkanasit në vendin e dytë në grupin D, tre pikë pas Turqisë kryesuese. Nga ana e tyre, Turqia u ndal në barazimin 1-1 kundër Armenisë në stadiumin e Eskisehir.

Për grupin J, Portugalia fitoi në transfertë 0-1 kundër Sllovakisë. Goli i Bruno Fernandes në të 43 minutë ishte vendimtar për luzitanët, që pas pesë ndeshjeve mbajnë kreun e grupit me 15 pikë të plota, pesë më shumë se Sllovakia e vendit të dytë.

Rezultatet:

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?