Angli 0-0 Slloveni

Euro 2024/ Sllovenia barazon 0-0 me Anglinë, dy skuadrat kalojnë në 1/8! Danimarka dërgon Serbinë në shtëpi, 0-0 edhe në Munich

25 Qershor, 22:56| Përditesimi: 25 Qershor, 23:08

  • Share

Euro 2024 mbylli ndeshjet e treta dhe të fundit në Grupin C. Anglia barazoi 0-0 me Slloveninë, ndërsa edhe Danimarka u nda pa gola me Serbinë. Serbët me vetëm dy pikë janë jashtë Europianit dhe nesër do marrin linjën e fluturimit për në Beograd.

Nga ky grup Anglia me pesë pikë dhe Danimarka me tre kalojnë direkt në 1/8, ndërsa po me tre pikë Sllovenia është në vendin e tretë dhe kalon si e treta më e mirë.

Deri në këto momente në fazën e 1/8 janë kualifikuar: Gjermania, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Danimarka, Sllovenia, Austria, Franca, Holanda dhe Portugalia.

Nesër luhen ndeshjet e fundit në dy grupe. Në atë E luhen Sllovaki - Rumani dhe Ukrainë - Belgjikë. Në 21:00 luhet Çeki - Turqi dhe Gjeorgji - Portugali.

Deri në këto çaste për në fazën e 1/8 janë mësuar çiftet Gjermani - Danimarkë dhe Zvicër - Itali.

Renditja e plotë në të gjitha grupet (KLIKO)

Renditja në Grupin C:

Ora 20:46
VIDEO/ Tifozët e Serbisë sërish protagonistë në Euro 2024, shishe dhe karrige kokës me ultrasit e Danimarkës! Përplasje edhe me policinë


Këtë mbrëmje në Munich luhet Danimarkë - Serbi, sfida e fundit për Grupin C në Euro 2024. Përpara ndeshjes tifozët e Serbisë janë kthyer sërish në problematikë, duke goditur me sende të forta mbështetësit e Danimarkës.

Njëjtë si në përballjen kundër Anglisë disa ditë më parë, serbët janë kthyer sërish në protagonistë për keq. Përplasje ka pasur edhe me policinë, me forcat e rendit që kanë vendosur situatën nën kontroll.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?