Vicente del Bosque

Sport

Euro 2024/ Vicente del Bosque: Spanja është favoritja kryesore, e mposhtim Gjermaninë

3 Korrik 2024, 22:53| Përditesimi: 3 Korrik 2024, 22:54

  • Share

Ish-trajneri që fitoi Evropianin dhe Botërorin me Spanjën, Vicente del Bosque ka thënë se Spanja është favoritja kryesore për të fituar kundër Gjermanisë në çerekfinalet e Euro 2024.

“Spanja është favoritja kryesore dhe nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë ndaj Gjermanisë.

Spanja luan më shpejt dhe ka më shumë ritëm se gjermanët. Jam i bindur se do të kualifikohemi në gjysmëfinale. Duhet të jemi të përulur. Unë e shikoj Spanjën më mirë në shumë aspekte, pavarësisht se Gjermania po bën mirë në sulm, veçanërisht Musiala.

Të premten do të përballen me njëra-tjetrën dy skuadrat më të mira të turnet. Gjermania ka avantazhin e të luajturit në shtëpi”, deklaroi Del Bosque.

Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë, e vlefshme për çerekfinalen e Europianit, është planifikuar të luhet të premten e 5 korrikut në orën 18:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenun Rexhep Bule leka [ kepi ]: 04/07/2024 19:03

    O Debosko Gjermanis do i runi hajdarin i ke bo llogarit gabim sa her je pērplas me Gjermanin e sa her ke fituar ? ? ? Apo se di se je i vogēl o Debosko.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?