Sport

Euro 2027 me Serbinë, Nexhat Domi i TKZ: FSHF thikë pas shpine, serbët duan të na zhdukin si komb! Pse Duka e donte me patjetër?

5 Shkurt, 12:49| Përditesimi: 5 Shkurt, 13:31

  • Share

Shqipëria dhe Serbia do bashkorganizojnë Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2027. UEFA i dha të martën dritën jeshile këtij projekti, ndërsa të shumtë janë shqiptarët që janë kundër një organizimi me serbët.

Edhe Tifozat Kuq e Zi, ultrasit e Kombëtares kanë reaguar ashpër për një projekt të tillë, ndërsa në Report TV me gazetarin Andi Kapxhiu foli një përfaqësues i tyre, Nexhat Domi nga Norvegjia.

Ai u ndal te arsyet historike dhe raportet mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa shtoi se edhe kjo situatë është "thikë pas shpine" për ta nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Domi me ironi bën edhe një pyetje për kreun e FSHF-së, Armand Duka, duke thënë se përse kur mund të bashkëpunojmë për Euro 2027, në ndeshjet kundër Serbisë për kualifikueset e Botërorit 2026 nuk lejohen tifozë kundërshtarë.

"Shkurt dhe shqip,jemi të zhgënjyer. Nuk janë vetëm në Kosovë kundër, të gjthë anembanë. Kjo është thikë pas shpine, të gjithë janë kundër.

Pse jeni kundër?

Nuk meritojmë të bashkëpunojmë me Serbinë. Për ta, të qenit shqiptar është alarmuese. Ata pretendojnë të na zhdukin si komb. Jemi të prekur në sedër, kemi pasur luftë. Na kanë vjedhur, sulmuar dhe vrarë. Kanë marrë shumë gjëra të Kosovës, mos harrojmë Banjskën. Ekzistenca jonë për ta është halë në sy.

Mund ta ndajmë në këndvështim sportiv?

Në futboll nuk e shoh këtë bashkëpunim, ndryshe kur të bie shorti siç na ka rënë. Të ma sigurojë Armand Duka që ne si tifozë shkojmë në Beograd të lirë, nuk kalon flamuri kuqezi atje.

Çfarë hapa do merrni?

Kemi disa mënyra, por nuk mund t'i bëj publike në këtë moment. Shfrytëzoj rastin, sepse edhe TKZ ka disa probleme mes vetes. FSHF na ka lënë pa bileta, i marrim online si të gjithë. Ne kemi prioritet si sektor. Kundër Andorrës nuk na kanë dhënë bileta. Çmimi nuk është problem për ne në Evropë, por disa sektorë janë të shtrenjtë. Ne kemi qenë në çdo cep të botës për ekipin. 20-30 minuta e shoh lojën. Pjesa tjetër këndoj dhe organizoj. FSHF na ka ndaluar simbole të Adem Jasharit dhe kënëgn 'Morë Fjalë'. Ne të jemi miq mes vetes dhe jo miq me Serbinë në sytë e Evropës.

Mbështetje për U-21?

Jo, nuk i mbështes për Evropianin me Serbinë. Jemi të prekur, çdo shqiptar e di që Serbia nuk na do gjallë në trojet tona.

Kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Serbisë...

Do jem në 7 qershor kundër Serbisë në Tiranë. Kemi një plan të jemi edhe në Beograd, por sa garanci na jep FSHF-ja. Nuk kemi frikë. Ne po bëjmë Euro 2027 bashkë, pse do frikësohemi për të shkuar në Serbi?!

FSHF-ja ra copë për të bërë këtë kampionat, kur kishte vende të tjera pranë për të bashkëpunuar. Nuk e di se çcfarë politike është kjo.

Keni besim për një vend në Botëror?

Të luajmë pa frikë. Sylvinho më pëlqen kur del në sulm. Kemi pasur trajnerë që nuk donin të pësonin, por na duhen golat për në Botëror. TKZ do jetë gjithandej edhe në humbje. Si çdo familje që ka probleme, edhe brenda TKZ kemi përçarje. Na bashkon flamuri", tha nga Norvegjia Nexhat Domi.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LUI: 05/02/2025 14:29

    Ngelet duke u veteviktimizuar o budallenj!!! Kosova ekziston do apo jo Vucic apo populli i Serbise dhe nuk ka pse te jete arsye kjo qe mos te organizojme kampionat europian. The te zgjedhin vend tjeter ketu afer?! Me ke psh?! Me Maqedonine qe nuk di a eshte shtet apo jo?! Me Malin e Zi qe nuk ka asnje stadium?! Ashtu si edhe Kosova?! U zgjodh Serbia sepse ishin me shume gjasat te fitonte kjo kandidature me kete kombinim. Sepse ka te beje edhe gjeopolitika. Shqiperia dhe Serbia jane dy shtetet faktor per stabilizimin ose destabilizimin e rajonit. Dhe nese do refuzonte Shqiperia, nuk do ishte e munudr ta kapnim kete ''tren", do humbte si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana o promovimit politik dhe turistik. Boll u veteviktimizuat dhe perpiquni te afroheni kemi nderkombetaret, sidomos me SHBA. Se do ju marri lumi fare me keto mend qe keni!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?