Në qershorin e 2027 Shqipëria dhe Serbia do bashkorganizojnë Europianin për moshat deri në 21 vjeç. Një event i tillë u zyrtarizua vetëm më 4 shkurt, teksa kishte muaj që Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe kishin bërë kërkesë për këtë organizim.
Të shumtë kanë qenë kritikët në Shqipëri dhe Kosovë për bashkëpunimin me Serbinë, ndërsa pas vendimit kanë reaguar edhe Tifozat Kuq e Zi, grupimi ultras i Kombëtares.
Historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve kujtohen nga TKZ në një koment në kanalet e komunikimit.
"DO T’JU MALLKOJË HISTORIA DHE GJAKU I MIJËRA DËSHMORËVE TË RËNË PËR FLAMUR. #JOeuro2027meshkije", shkruajnë TKZ.
Komento