EURO 24/ Italia 'fiton edhe në TV'! Mbi 10 mln shikues në Rai1 për ndeshjen me Shqipërinë

17 Qershor, 10:11| Përditesimi: 17 Qershor, 10:14

  • Share

Italia e Spallettit fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Shqipërisë, por duket se ka 'fituar edhe në TV'.

10 milionë e 386 mijë shikues, një përqindje prej 55,7%, ndoqën në Rai1 ndeshjen debutuese të Italisë në Europianin kundër Shqipërisë.

Pjesa e parë u ndoq nga 10 milionë e 454 mijë (56,1%) dhe pjesa e dytë nga 10 milionë e 322 mijë (55.3%).

Ndërkohë, ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë u ndoq nga një milion e 798 000 shikues, me 17,4% të audiencës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?