Ekonomi

Euro marshon sipër 109 lekëve, arrin nivelin më të lartë që prej 1 qershorit! Dollari marshon sipër vlerës së 100 lekëve

24 Gusht 2023, 14:40| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 14:48

  • Share

Euro dhe dollari amerikan u forcuan ndjeshëm kundrejt lekut këtë të enjte, 24 gusht 2023. 

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 109.08 lekë, ose 1.45 lekë më tepër se dje.

Euro është rritur me më shumë se 3 lekë që nga fillimi i kësaj jave, ndërkohë që ka prekur nivelin më të lartë që prej datës 1 qershor.

Ndërkohë një dollar u këmbye të enjten me 100.54 lekë, ose 1.06 lekë më tepër se të mërkurën. Duke u rikthyer kështu sipër vlerës së 100 lekëve për herë të parë që nga fillimi i muajit qershor.

Po ashtu edhe poundi britanik fitoi terren kundrejt lekut. Një pound u këmbye me 127.38 lekë ose 1.41 lekë më tepër se dje, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 114.15 lekë ose 1.09 lekë më tepër.

Ngelet për tu parë nëse rritja e Euros do të jetë e qëndrueshme, forcimi i monedhës europiane nga ana tjetër do të shtojë presionet inflacioniste në ekonomi. Leku i fortë ka qenë një nga barrierat që e ka mbrojtur pjesërisht ekonominë shqiptare nga rritja e fortë e çmimeve të mallrave në tregjet e huaja.

Gjithashtu, Leku i fortë ka mundësuar mbajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me shumicën e ekonomive të tjera. Një dobësim i qëndrueshëm i Lekut në kursin e këmbimit me shumë të ngjarë do të pasohet nga një rritje e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë në vjeshtë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 24/08/2023 15:22

    keto dy dite do jene vendimtare nese euro dhe dollari mund te qarkullojne ne nivelin 1,088 apo 1,085 ndikon edhe fluktuacioni i larte i cmimit te gazit ne renje per shkak te kontratave te sigurise ne 90% te rezervave kombetare po dollari mund te mos jete ne gjendje te perballoje goditjen e luhatjeve ne nivele me te uleta ne bursa e gjendur ashtu si euro ne nivele te uleta nen 50 pike te besimit ne industri i matur cdo 200 dite ose 6 mujor, ku euro ndodhet pak me lart. Kjo eshte karakteristika qe i luhat valutat kryesorre ndermjet 1,06 dhe 1,1 deri ne fund te vitit, ku 1,088 eshte nje nivel sigurie per forcimin e valut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?