Bie niveli i euro-s, ekspertja e Ekonomisë për Report Tv: Ja pse ka pasur këtë rënie drastike

18 Korrik 2023, 13:13| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 14:30

  • Share

Barazimi i euro-s në të njëjtin nivel këmbimi me monedhën e LEK-ut, është një ndër situatat më problematike jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e huaja. Rënia drastike e euro-s ka ardhur si pasojë e raportit kërkesë-ofertë. Specialistja e Ekonomisë, Teuta Korneci shpjegon se ka shumë monedhë euro në treg e shumë pak kërkesë, gjë që e shkakton këtë nivel të euros.

“Konvertimi i euros në këtë shifër s’është e paprecedentë. Sepse ka arsye se pse ka rënë euro, dhe kjo është kërkesë oferta. Ka më shumë para euro në treg sesa ka nevojë tregu. Dhe kjo bën që të zhvlerësohet euro. Në Shqipëri monedha euro ka zënë vend shumë të gjerë. Ka dy elementë që analizojmë, pasuritë e paluajtshme dikur shiteshin në dollarë sepse është më i sigurt për investitorët dhe pastaj me forcmimin e euros, rolin e tij e mori euro.”- tha ajo.

Sot 1 euro këmbehet me 1 euro  102.20 Lekë Shqiptare.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 21/07/2023 21:23

    ka dicka qe duhet te bejne bankat e nivelit te dyte, te heqin komisionet e kohes se pandemise dhe te mos rendojne me tej ekonomine digjitale synimi i te ciles eshte edhe de-euroizimi i bsh

    Përgjigju
  • Përralla: 18/07/2023 14:05

    Ulni pra cmimet, meqë nuk prodhojmë asgjë dhe i kemi të gjitha gjërat të importuara. Autoriteti i konkarencës egziston akoma?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?