Foto: Kartëmonedha Euro

Ekonomi

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, këmbehet nën 97 lekë

6 Gusht, 13:35| Përditesimi: 6 Gusht, 13:37

  • Share

Gushti po dobëson edhe më shumë monedhat e huaja. Këtë të mërkurë, euro ka prekur nivelin më të ulët historik duke u këmbyer nën 97 lekë.

Një euro po blihet sot nga pikat e këmbimit valutor me mesatarisht 96.8 lekë dhe shitet me 97.6 lekë.

Krahasuar me vjet, euro ka pësuar një zhvlerësim me gati 4%.

Në rënie po ashtu është edhe dollari i cili ka zbritur në vlerën 83 lekë, pra për të këmbyer 100 dollarë, merren 8300 lekë.

Turizmi, thotë Banka qëndrore, është faktori kryesor që po dobëson valutat, pasi numri i shtuar i të huajve në vend shton edhe sasinë e valutës në treg.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?