Ekonomi

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet me 97 lekë, USD 83 lekë

21 Korrik, 20:20| Përditesimi: 21 Korrik, 20:56

  • Share

Kjo javë nuk ka nisur e mbarë për valutat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha evropiane ka prekur këtë të hënë nivelin më të ulët historik, dhe po këmbehet pranë kufirit prej 97 lekë.

Sot një euro u është blerë qytetarëve me 97.2 lekë dhe u është shitur me 97.8 lekë. Krahasuar me vjet euro ka pësuar një zhvlerësim me gati 4%.

Në rënie po ashtu është edhe dollari i cili ka zbritur në vlerën 83 lekë, pra për të këmbyer 100 dollarë, merret mbrapsht 8300 lekë.

Turizmi thotë Banka qendrore është faktori kryesor që po dobëson valutat, pasi numri i shtuar i të huajve në vend shton edhe sasinë e valutës në treg.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?