Foto ilustruese

EURO prek fundin, po këmbehet sot në kufi të 100 lekëve! Monedha evropiane është zhvlerësuar me 16% në 2 vite

9 Gusht, 16:03| Përditesimi: 9 Gusht, 16:38

  • Share

Këtë të premte monedha evropiane regjistroi vlerën më të ulët të këmbimit të saj në tregun shqiptar. Një euro sot po këmbehet me 100 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë, duke bërë që të zhvlerësohet me afro 16% brenda dy vitesh.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë tregtarët e blejnë euron me 99 lekë, dhe e shesin me 100 lekë. Monedha evropiane vijon të zhvlerësohet pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg duke blerë valutë për ta stabilizuar atë.

Institucionet thonë se shkak për këtë zhvlerësim të euros është sasia e lartë e valutës në treg ndikuar kryesisht prej turizmit, që arrin kulmin në muajin gusht. Po ashtu ndikim në këtë treg japin edhe investimet e huaja, por edhe paraja që vjen nga burimet informale.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhafa: 11/08/2024 09:14

    Në Shqipëri nuk ka asnjë kriter ndërkombëtar për as gjë!të zhvlersohet € në këte formë,ju shkon për shtati vetëm oligarkëve të pushtetit. Ktu po luhet stili Putin,Erdogan,Urban,Vucic,Rama dhe Dodik.Vlera reale e € duhet të jetë 120 L.

    Përgjigju
  • Or tej: 10/08/2024 00:14

    Kemi ekonomi te forte ne albanistan or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?