Banka e Shqipërisë ka zhvilluar 7 ankande për blerje valute në tremujorin e dytë të vitit ku ka blerë në total 88.90 milionë euro.
“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, sikurse është lajmëruar në dhjetor 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar shtatë ankande për blerjen e valutës; në përputhje me objektivin e zhvillimit të tregut, dy kanë qenë me opsionin FORËARD me afat 1 muaj dhe dy të tjerë me afat tre muaj”, thotë banka.
Ndërkohë si periudhë gjashtëmujore vlera e valutës së blerë është 194.8 milionë euro, nga të cilat 72.7 milionë euro janë blerë vetëm për të stabilizuar kursin e këmbimit.
“Gjatë tremujorit të dytë, prej datës 9 maj 2025, Banka e Shqipërisë ka blerë, në përmbushje të objektivave të politikës monetare dhe stabilitetit financiar, 72.70 milionë euro”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente
