Monedha e huaj, Euro thelloi rënien këtë të enjte, (11 prill 2024) pasi sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, u këmbye me 101.6 lekë.
Ky është niveli më i ulët që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, euro po këmbehet 11 lekë më pak, pasi vjet një euro kushtonte mesatarisht 112 lekë.
Banka e Shqipërisë thotë se shkaku kryesor për këtë zhvlerësim të valutave janë prurjet valutore nga jashtë, për shkak të numrit të lartë të turistëve. Forcimi i Lekut ka ndihmuar në uljen e inflacionit por, nga ana tjetër Leku i fortë ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë.
Dollari amerikan është këmbyer me 94.70 duke pasur një rritje prej +0.74 lekë.
Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane këmbehen respektivisht 118.74 lekë dhe 103.70 lekë.