Eurobondi 650 mln €, Basha: Shqipëria e zhytur në borxhe, kryeministri mburret se merr një të ri

9 Qershor 2020, 20:09| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 21:27

  • Share

TIRANË- Pas postimit të Ramës ku komentoi për Eurobondin duke theksuar se Shqipëria është vlerësuar në mënyrë spektakolare në tregjet ndërkombëtare, Basha reagoi se Shqipëria është e zhytur në borxhe kurse kryeministri mburret se merr borxh të ri.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se vendi ynë është me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%. Basha shton se sipas tij ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që ka zhytur ekonominë në krizën më të thellë.

"Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton çdo shqiptari edhe një barrë të re! Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar", ka shkruar Basha.

Në datë 4 qershor Kuvendi miratoi ligjin për daljen në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin, ndërsa pas komunikimit me Presidentin Meta, ky i fundit e dekretoi menjëherë. 650 milionë euro është vlera që vendi ynë kërkon në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit, 250 milionë euro për të financuar Eurobondin e marrë në vitin 2015, që ishte në vlerën e 450 milionë euro me normë interesi 5.75% dhe që i mbaron afati i shlyerjes në 12 nëntor 2020, ndërsa pjesa tjetër për tërmetin që goditi Shqipërinë vitin e kaluar dhe shpenzimet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rahman Gashi: 09/06/2020 21:36

    Lulush Kokoshi

    Përgjigju
  • O tej: 09/06/2020 21:03

    7x7=42...,..,,,, ti je kandar qe se ke shoqin

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 09/06/2020 20:23

    U cove nga gjumi o pogace.... shko e boj cicin tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?