Genti Sejko

Ekonomi

Eurobondi, Guvernatori Sejko: Nuk ndikon në rritjen e borxhit të Shqipërisë

3 Tetor 2018, 22:43| Përditesimi: 3 Tetor 2018, 22:46

  • Share

TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës deklaroi se vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%, po ashtu normat e interesit të depozitës.

Duke u ndalur te Eurobondi, që Shqipëria emetoi dje me vlerë 500 milionë euro, Sejko e cilësoi si një arritje për ekonominë, ndërsa shtoi se nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit. Sejko tha se investitorët ofruan dyfishin e kërkesës së qeverisë, teksa norma e interesit ishte e ulët.

Ky është një sukses. Ky është një hap pozitiv edhe për bizneset e huaja. Eurobondi nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit të ekonomisë shqiptare. Ne do të vijojmë ta mbajmë të ulët nivelin e borxhit.

Genti Sejko

Shqipëria siguroi dje 500 milionë euro nga eurobondi, ndërsa interesi do të jetë 3.55%. Tregjet e kapitaleve e kanë pritur pozitivisht daljen e Eurobondit shqiptar. Data e maturimit të këtij Eurobondi do të jetë viti 2025.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?