Jorida Tabaku

Eurobondi, PD i përgjigjet Ramës: Po merr borxh për të shlyer borxhin që more për luks

2 Tetor 2018, 20:05| Përditesimi: 2 Tetor 2018, 20:08

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama që e cilësoi si sukses sigurimin e eurobondit me interes 3.55% në tregjet ndërkombëtare. Deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se qeveria merr borxh për të shlyer borxhin që mori mandatin e parë, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë investim. E ndërsa bën një krahasim me Maqedoninë dhe Malin e Zi, demokratja thotë se borxhi i fshehur i Shqipërisë me PPP-të shkon në 82%, ndërsa buxheti ndahet si plaçkë.

Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjecarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma! Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%! Shqipëria sot me 3,55%.

Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë te cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë! Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe derregullimet për biznesin e vogel, oferta e PD!

Jorida Tabaku

Shqipëria siguroi sot 500 milionë euro nga eurobondi, ndërsa interesi do të jetë 3.55%. Tregjet e kapitaleve e kanë pritur pozitivisht daljen ditën e sotme të Eurobondit shqiptar. Data e maturimit të këtij Eurobondi do të jetë viti 2025.

Komento

Komente

  • Erik: 03/10/2018 08:23

    Po mos flisni ju se ju moret borxh direkt ne banka te nivelit te dyte me 12-13% interes, se s'ju jepte kush borxh ne treg. Morret borxh dhe late nje hale te madhe me borxhe nga pas kur thyet qafen ne 2013-en.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?