Ekonomi

Shqipëria emeton Eurobondin 650 mln euro me normë interesi 3.75%

18 Nëntor 2021, 19:04| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 20:08

  • Share

Shqipëria doli sot në tregun ndërkombëtar për të marrë Eurobondin e 5-të ku ka marrë 650 milionë euro me normë interesi 3.75 %. Procesi u udhëhoq nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e financave Delina Ibrahimaj. Shqipëria ka mundur të sigurojë të njëjtin shumë Eurobondit si në atë të 2020, por me një normë më të lartë interesi se vitin e kaluar. Në qershor 2020 , Shqipëria mori 650 milionë euro me normë interesi 3.50%.

Bankat fituese JP Morgan;  Societe Generale;  Banca IMI &  OTP, janë përzgjedhur si Menaxherë Bashkëdrejtues dhe do të drejtojnë procesin e emetimit nga Republika e Shqipërisë të Eurobondit në tregun ndërkombëtar duke analizuar edhe interesin e investitorëve të huaj dhe normat e interesit.

"Ditën e sotme Republika e Shqipërisë doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milion € me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%. Investitorët treguan konfidence duke shprehur interes ne oferta qe kaluan 1.8 here vlerën e kërkuar. Ky ishte një test real për ekonominë shqiptare, qe rikonfirmon besimin e tregjeve ne qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohe të vështira, pas goditjes se tërmetit dhe pandemisë", thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Emetimi i Eurobondit prej 650 milionë euro do të përdoret si më poshtë:

-34.1 miliardë lekë për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj gjatë vitit 2021

-42.5 miliardë lekë për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj në vitin 2022

-8.5 miliardë lekë për financimin e deficitit buxhetor gjatë vitit 2022.

Qeveria e ka marrë këtë borxh për një afat 10 vjeçar dhe më herët ka bërë të ditur se do ta përdorë këtë Eurobond kryesisht për financimin e deficitit buxhetor për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj.

Ky do të jetë Eurobondi i 5 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë në tregjet e huaja 1.9 miliardë euro Eurobonde. Në 2010 u emetua Eurobondi 300 milionë euro me normë interesi 7.5%, në 2015 u mor borxh 450 milionë euro me normë 4.75%, në 2018 ishte i radhës 500 milionë euro me interes 3.5% dhe i fundit Eurobond u emetua  në qershor 2020 në vlerën e 650 milionë eurove me afat maturimi 7 vjet dhe me normë interesi 3.50%.

EUROBONDET E EMETUARA

Viti              Vlera               Interesi

2010         300 mln €             7.5%

2015         450 mln €             4.75%

2018         500 mln €             3.5%

2020         650 mln €             3.50%

2022         650 mln €             3.75%

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?