EUROCONTROL: Shqipëria i vetmi vend me rritjen e numrit të fluturimeve ajror

5 Mars 2022, 16:12| Përditesimi: 5 Mars 2022, 16:16

  • Share

Prej datës 24 shkurt deri në 2 mars të këtij viti, Shqipëria ka shënuar një numër të lartë fluturimesh.

Për më tepër siç vlerëson EUROCONTROL, vendi ynë është i vetmi vend me rritjen e numrit të fluturimeve gjatë kësaj periudhe krahasuar me të njejtën javë në vitin 2019, para pandemisë.

Kështu në datat 24 shkurt me 2 mars 2022, fluturimet ajrore në Shqipëri janë + 18 % krahasuar me vitin 2019, teksa për shtete të tjera të Europës fluturimet kanë shkuar në rënie, si përshembull
Turqia dhe Spanja me minus 18%, Gjermania me -36 %, Sllovenia -46 % etj.

Organizata Europiane e Sigurisë Ajrore njofton se gjatë kësaj jave pati mbi hapësirën europiane 19.938 fluturime, duke u rritur me 4% krahasuar me javën e kaluar ose 74% e niveleve të 2019-ës. /Lexo.al

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?