Eurodeputetët e Parlamentit Europian vizitë në Tiranë, takim me Ramën! Fredi Beleri ekskluzivisht për Report TV: Nëse Rama më jep dorën, do ia shtrëngoj

18 Tetor, 13:35| Përditesimi: 18 Tetor, 19:50

  • Share

TIRANË- Fredi Beleri dhe kryeminisitri Edi Rama, përplasja publike e të cilëve pati jehonë deri në Parlamentin Europian, pritet të kenë përballjen e parë me njëri tjetrin, por këtë herë nën petkun e Eurodeputetit që mban veshur ish-kryebashkiaku i dënuar i Himarës.

Gati dy muaj pasi u lirua nga burgu i Fierit ku vuajti për 16 muaj dënimin për shitblerje votash, Fredi Beleri rikthehet sërish në Shqipëri, këtë herë si pjesë e delegacionit të komitetit parlamentar të stabilizim asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, që do të mbahet më 29 tetor në Tiranë.

I kontaktuar nga Report TV, Fredi Beleri ka konfirmuar do të jetë në Tiranë, ndërsa në axhendën e delegacionit është edhe një takim me kryeministrin Rama që pritet të zgjasë rreth 45 minuta.

Në skenarin më të mirë, mes tyre, që ndaj njëri tjetrit kanë shkëmbyer akuza  të forta, pritet të ketë një shtrëngim duarsh, e që Beleri, ekskluzivisht për Report tv thotë se nuk do t’i shmanget, e do t’i japë dorën personit që e akuzoi për burgosje politike.

Ky do të jetë takimi i radhës i komitetit parlamentar për stabilizim asocimit, që këtë herë vjen i rifreskuar pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, ku një karrige e zuri edhe Fredi Beleri.

Report tv disponon axhendën e plotë të delegacionit, i cili vec takimit me kryeminsitrin Edi Rama, gjatë vizitës 3 ditore, në datat 29, 30 dhe 31 tetor, do të zhvillojnë takime edhe me Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Agjenda

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cadra pistolet: 29/10/2024 14:20

    O surratderr, po sikur kryeministri te te jap dicka tjeter, prape do ja shtrengosh?????

    Përgjigju
  • Asdfgtre: 18/10/2024 22:15

    Fredi bejleri trim mbi trimat..deri ne vdekje me fredi bejlerin..

    Përgjigju
  • Irena: 18/10/2024 18:57

    Qenka nje shqipe te pakten ne grup. Kete halene e Greqise mos e jepni si lajm, se i rrisni vlerat per hicgje. Nuk e kuptoj, keni pak karakter? Pse e shkruani keshtu titullin? APO ju ka porositur Fredis injiranti. Fredis Gomari eshte produkt mediatik i paster, sepse fale jush u be dikushi (Viktima).

    Përgjigju
  • Elvis: 18/10/2024 18:18

    Çdo kerkes qe i esht ber qeverise se zotit Rama nga pala greke me peruljen me te madhe ja u kan plotesuar ...ndonjeher bejn sikur zihen Qe gjasme njerzit te thon ja ca beri Rama ...esht patriot e lufton per Shqiptarine...e futi bejlerin ne burg para zgjedhjeve pastaj e beren eurodeputet po hajd sikur ça ka ber beleri,2 deshmore te Atdheut ka vrar edhe her mbas here del me flamur te Epirit te Epërm..shan e ofendon Shqiperine,djeg simbolet kombetare etj etj..sikur te kisha nje grusht te fuqishem ti coptoja te gjith armiqte e atdheut!!por qeveria Rama esht e keqja me e vogel ne krahsim me qeverin Berisha.Rroft Shqiperia

    Përgjigju
  • Ceci: 18/10/2024 17:40

    S'ka pse kryeministri i vendit te takohet me cdo delegacion qe vjen ne Shqiperi. Ka nje grup te caktuar te qeverise per integrimin ne BE qe duhet merrer me kete pune. Besoj se duhet te kete nje protokoll te caktuar per kete nivel takimesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?