Eurodeputetët letër KiE: Caktoni një datë për negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, BE rrezikon pozitat në rajon

23 Mars 2020, 19:48| Përditesimi: 23 Mars 2020, 19:51

  • Share

73 deputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar një letër Këshillit të Europës për caktimin e një date për hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në letër kërkohet që BE të mos përsëris vendimin e tetorit 2019 që nuk dha një datë për hapjen e negociatave për dy vendet. Nëse edhe këtë herë nuk ka një vendim, shkruhet në letër, atëherë BE nuk do të jetë më një partner besueshëm dhe do të dobësojë pozitat e veta në rajon si dhe do të rrezikojë stabilitetin e Ballkanit.

'Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit" shkruhet në letër duke theksuar se përcaktimi i një date do të jetë një mesazh i qartë i dërguar nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu në letër eurodeputetët shprehen njëzëri se dy vendet janë mbajtur në pasiguri për vite edhe pse i kanë zbatuar të gjitha kërkesat, ndërsa se 'caktimi i një date do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Evropian rifiton besueshmërinë në rajon".

Letra është publikuar nga Taulant Balla, numrit dy i Partisë Socialiste dhe bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri.

"Jam besim-plotë Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", shkruan Balla.

Më poshtë letra e firmosur nga 73 eurodeputetët:

KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN

23 Mars 2020

Tema: Përcaktimi i një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkëlqësia Juaj,

Pas samitit të tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vendimit për të mos dhënë një datë fillestare për negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian ka paraqitur një strategji të re të rishikuar të Zgjerimit.

Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me padurim presin vendimin e ardhshëm, mbi të cilin varet stabiliteti i të gjithë rajonit. Kjo do të shihet si një rrugë përpara, dhe do të dërgojë një mesazh të vërtetë të angazhimit të BE-së në rajon. Do të thotë gjithashtu që BE-ja mban premtimet e veta pasi Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat.

Të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së. Edhe pse vullneti për t'u anëtarësuar në BE mbetet i lartë në mesin e qytetarëve të dy vendeve, pas mosvendimit, ajo ra me 15% në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave zyrtare të disponueshme.

Ne po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t'u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Evropian rifiton besueshmërinë në rajon.

Komento

Komente

  • Vicidoli: 24/03/2020 10:21

    Vec Birisha passrdhes i Enverit e fut Shqipnin ne Evropi ndryshe me Lacjane e Tropojane e kall Brukselin e gjith me radhe

    Përgjigju
  • Gjeço: 23/03/2020 21:12

    Ah Ever Enver ku je se ta sëmurënë popullin qe aq shumë e deshe. Sikur të vije edhe nje here tjetere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?