Parlamenti Evropian

Eurodeputetët propozojnë taksë progresive për individët e pasur, mbi 130 politikanë pro: Të reduktohet pabarazia

14 Mars 2023, 15:42| Përditesimi: 14 Mars 2023, 15:43

  • Share

FRANCË- Eurodeputetët kanë nisur një peticion ku kërkojnë tatimin për individët super të pasur. Nënshkruesit pretendojnë së në vitin 2018, gjiganti i Teslas, Elon Musk (aso kohe njeriu i dytë më i pasur në botë) nuk pagoi asnjë cent taksë federale dhe, në Francë familjet e pasura taksohen në mënyrë efektive. Një grup i madh deputetësh të Parlamentit Evropian (PE) bëri thirrje këtë të martë për një taksë për individët e pasur, e ngjashme me atë për kompanitë shumëkombëshe, për të financuar kalimin në një botë pa karbon.

Një marrëveshje e mëparshme historike për një taksë globale minimale prej 15 përqind për bizneset shumëkombëshe do të fillojë të hyjë në fuqi këtë vit, transmetojnë mediat e huaja. 

"Ajo që kemi arritur për shumëkombëshe, duhet ta bëjmë tani për të pasurit," shkruan eurodeputeti francez Aurore Lalucq dhe ekonomisti Gabriel Zucman në një opinion të botuar në të përditshmen franceze Le Monde, teksa nisën fushatën me më shumë se 130 eurodeputetë.

“Propozimi ynë është i thjeshtë: futja e një takse progresive mbi pasurinë e ultra të pasurve në shkallë ndërkombëtare, në mënyrë që të reduktohen pabarazitë, duke ndihmuar njëkohësisht në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin e gjelbër dhe social”, thanë ata.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), një klub i vendeve kryesisht të pasura me qendër në Paris, ndërmjetësoi marrëveshjen për shumëkombëshe.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?