Eurodeputetët thirrje parlamentit: Miratoni marrëveshjen e 5 qershorit, çdo modifikim i saj pa konsensus rrezikon nisjen e negociatave

16 Korrik 2020, 18:04| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 20:03

  • Share

Parlamenti shqiptar të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus dhe çdo modifikim i kësaj marrëveshje i bërë pa konsensusin e të gjithë palëve do të minonte integrimin dhe thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE. Ky ishte mesazhi që tre eurodeputetët kreu i Komisionit për Punët e Jashtme, David McAllister, raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos dhe kreu i Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis dhanë në një deklaratë të përbashkët në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit.

Ata theksuan se zbatimi i plotë i marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore është e nevojshme para fillimit të negociatave të pranimit dhe se qeveria dhe opozita duhet të ruajnë konsensusin ndër-partiak të arritur për Zgjedhoren.

"Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian. Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t'i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës. Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen", thuhet në deklaratën e tyre.

Më herët edhe zëdhënësja e Këshillit Europian, Ana Pisonero tha se duhet të ruhet me çdo kusht marrëveshja e 5 qershor për reformën zgjedhore, duke shtuar se çdo ndryshim i saj nuk duhet të rrezikojë integrimin.

Mesazhin e tre eurodeputetëve të Parlamentit Europian e ka shpërndarë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli shqiptar: 17/07/2020 00:39

    DUAM lista te hapura ne ne shqiperi ,,o kur*at e europes,,,...apo do vini ju e do votoni ne shqiperi,,ju pje*dhsha trute....we albanian people need open electoral lists ,,europian harlot,,,,or you will come to vote in albania,,,,crappy+shitty europian...

    Përgjigju
  • Shqiperia: 16/07/2020 18:36

    Bravo rama more fund bravo rama

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 16/07/2020 18:22

    Ca surati I qelbur ky greku.surat aziatiku ky qe e mban veten per grek te lesht

    Përgjigju
  • taljoni: 16/07/2020 18:12

    ju paska cuar cekun lulzimja e likja qe te hapni halen e te thoni si duan ata? ikni ju qr se nuk ju pjerdh njeri ju se edine te gjithe qe jeni te paguarit e legenave....ne vendet ku ju kane dhjere dhe ju nuk i keni listat e hapura prandaj keni frike te hapen ketu se keshtu pastaj do e kuptojne dhe elektoratet e juaja.....

    Përgjigju
    • Ops: 16/07/2020 18:30

      Hap syt hajdar , se jeni bere me militante se te xhaxhit

    • Tollia: 16/07/2020 18:22

      Ahahhahha deri dje o kellira te kuq thoshit - se keshtu ka thene ambasa x e y, tani qe u hapen petet e lakrorit sduhen degjuar te huajt. Yt rrace e keqe

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?