Thijs Reuten

Eurodeputeti holandez ‘kritika’ BE-së: Shpresoj që në shtator Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese, kanë qasje izoluese dhe jo balancuese

8 Gusht 2023, 14:52| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 14:57

  • Share

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ka deklaruar se në shtator pret nga Bashkimi Evropian të tërheqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës, në qershor të këtij viti si pasojë e mos deeskalimit të situatës në veri.

Thijs Reuten, i ka konsideruar të padrejta veprimet e ndërmarra nga Brukseli ndaj Prishtinës, në kuadër të situatës së tensuionuar në veri, duke pretenduar se masa ndëshkuese vinin si pasojë e mos deeskalimit të situatës në veri.

Sakaq nga ujdia e 10 korrikut, mes BE-së dhe Kosovës deeskalimi ka nisur dhe veprimet e para janë ndërmarrë nga të dyja vendet.

“Bashkimi Evropian, ka ndërmarrë një qasje izoluese e jo të balancuese, në lidhje me atë ç’ka ndodhi në fund të majit. Duke harruar krejt ç’ka ndodhi para dhe pas kësaj. Ne nuk pamë një reagim kaq të fortë kur tre polic u rrëmbyen në territorin e Kosovës nga Serbia. Këta policë edhe pse janë liruar ende po ndiqen penalisht”, tha Reuten.

Ligjvënësi holandez në Parlamentin Evropian është njëri nga nënshkruesit e letrës së politikanëve evropianë e amerikanë dërguar në qendrat vendimmarrëse që kërkon veprime konkrete sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.

“Presim koordinim të qartë mes BE-së, SHBA-ve , Britanisë së Madhe dhe aleatët tjerë në komunitetit ndërkombëtar. Sepse ne duhet të vijmë te linja e qartë, kur vije puna që të flasim për përgjegjësinë e presidentit Vuçiq, në gjithë procesin. Dhe ta bëjmë të qartë se po kthehemi te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, drejt normalizimit, sa më shpejt që është e mundur”, shtoi ai.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?