Arba Kokalari

Politikë

Eurodeputetja shqiptare kritika të forta Macronit: Jam e zhgënjyer! Duhet vepruar shpejt në Ballkan

24 Tetor 2019, 14:43| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 14:47

  • Share

Eurodeputetja shqiptare, që përfaqëson Suedinë në Parlamenti Europian, Arba Kokalari kritikoi ashpër Presidentin e Francës Macron për veton që vendosi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo tha në PE se ishte e zhgënjyer me vendimin e Macron.

''Dy vjet më parë, Macron foli për demokracinë evropiane. Unë u pajtova me këtë por sot jam e zhgënjyer për vendimin e tij për mos hapjen e negociatave.

Ne duhet t`i inkurajojmë këto shtete, që po ndërtojnë demokracinë, që të vazhdojnë të ecin në këtë rrugë sepse nëse BE nuk do jetë prezente në rajon, Kina, Rusia dhe Arabia Saudite do të hyjnë.

Ne na duhet një BE që të jetë e bashkuar si në Perëndim ashtu dhe në Lindje. BE duhet të veprojë me shpejtësi'' - shtoi ajo.

Parlamenti Europian votoi sot rezolutën lidhur me veton që Franca vendosi për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke paralajmëruar destabilizimin e Ballkanit.

Komento

Komente

  • Kafsha: 24/10/2019 17:27

    E zhgënjyer eshte por për te ndenjur aty ri se mer rroge. Pse nuk i tha Macronit se eshte e gatshme te largohet meqenese eshte e zhgenjyer?

    Përgjigju
    • Njeriu: 24/10/2019 19:36

      E paske gjet emrin fiks me mendimet qe ke.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?