Drejtuesi i EUROJUST për Italinë, Filippo Spiezia, ka thënë sot gjatë konferencës për shtyp mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare pas operacionit "Shpirti", është shprehur se lufta kundër krimit ka një rrugë të gjatë përpara pasi grupet mafioze shqiptare dhe italiane janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror.
"Bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe shqiptarë ishte një model shumë i lartë. Ky model është perfeksionuar, sepse kemi përmirësuar skuadrën përbashkët hetimore. Kemi thyer barrierat territoriale midis Shqipërisë edhe Italisë. Është një model edhe në kuadrin europian
Ka një dëshmi të çmuar për të gjithë qytetarët e ndershëm italianë dhe shqiptarë. Pa ndaluar pastrimin e parasë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik.
Puna është shumë e gjatë. Grupet mafioze shqiptare dhe italiane janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror. Ndaj ky rrugëtim i joni duhet të vijë kështu siç është bërë deri tani", tha ai.
Lajmi kryesor:
4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat
K.T.//ReportTv.al