Lumi Vjosa

'Euronews Green' artikull për Vjosën: Shqipëria mbrojti lumin e fundit të egër në Europë, e shpalli Park Kombëtar

31 Mars 2023, 15:52| Përditesimi: 31 Mars 2023, 18:46

  • Share

Euronews.green i ka kushtuar një artikull shpalljes së lumit Vjosa në Park Kombëtar. Euronews.green i dedikon artikuj vendeve që mbrojnë klimën, natyrën e mjedisin, e kësaj herë vëmendjen e ka marrë Shqipëria me vendimin më të fundit për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Pjesë nga artikulli i Euronews.green për lumin Vjosa

Më 15 mars , qeveria shqiptare e shpalli lumin Vjosa një park kombëtar, duke e ruajtur atë për brezat që do të vijnë. Vjosa është një lumi i fundit të egër të Evropës. I shtrirë nga shpatet e maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, ky është i pari 'park kombëtar i lumit të egër' në kontinent.

“Ndoshta Shqipëria nuk ka fuqinë për të ndryshuar botën, por mund të krijojë modele të suksesshme të mbrojtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore”, tha Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

“Qeveria shqiptare ka marrë vendimin e guximshëm për të krijuar një Park Kombëtar prej 12,727 hektarësh, duke përfshirë edhe Vjosën 190 kilometra të gjatë, ku mbi 60,000 njerëz kanë jetuar prej shekujsh.

Statusi Park Kombëtar është një mbrojtje për mbi 1000 specie që jetojnë në lumë dhe zonat përreth tij, nga shkaba e rrallë dhe ngjalat evropiane, tek lundërza dhe rrëqebulli i Ballkanit i rrezikuar në mënyrë kritike. Në një moment u propozuan 45 diga në Vjosë dhe degët e saj. Zhvilluesit kërkuan të shfrytëzonin sa më shumë potencialin e tij hidroenergjetik pasi vendi varet nga ky burim i rinovueshëm. Pas vitesh fushate nga koalicioni "Save the Blue Heart of Europe", asnjë digë, nxjerrje zhavorri apo aktivitete të tjera të dëmshme nuk lejohen tani në brigjet e Vjosës.

Fuqia e njerëzve ka ndikuar gjithashtu në këtë histori. Në fshatin e vogël jugor të Kutës, banorët pas rezitencës, propozuan një projekt ambicioz të energjisë diellore, për të vendosur panele në ndërtesat publike. Tani fshati konsiderohet si komuniteti i parë energjetik i Shqipërisë.

Çfarë projektesh të tjera për mbrojtjen e mjedisit ka Shqipëria?

Prodhimi i energjisë në Shqipëri është tashmë 100 për qind i rinovueshëm, por vendi po punon për të diversifikuar burimet pasi mbështetja te uji është shumë e varur nga klima.

“Ne [kemi] një strategji afatgjatë dhe një plan veprimi për të rritur kapacitetin e gjenerimit të burimeve të rinovueshme të energjisë duke instaluar termocentrale të rinj diellorë dhe të erës,” shpjegon Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë.

Shqipëria rishikoi gjithashtu angazhimin e saj të Kontributit të Përcaktuar Kombëtar (NDC) me një ambicie për të reduktuar emetimet e saj tashmë të ulëta të gazeve serrë me 20.9 për qind deri në vitin 2030 .

“Shqipëria është një vend i vogël që nuk mund ta ndryshojë botën, por ne mund të krijojmë modele”, thotë Kumbaro..

“Vitin e kaluar kur hyri në fuqi ligji që ndalon prodhimin, importin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe , ne ishim të parët në Ballkan që e bëmë këtë.

“Për botën e madhe, këto mund të jenë ndryshime të vogla, por për ne këto janë revolucione të vërteta.”

Mjerisht, asnjë vend evropian nuk është ende një idil mjedisor. Qeveria shqiptare është kritikuar gjithashtu për vendosmërinë e saj për të ndërtuar një aeroport të ri, më i madhi në vend, pranë lagunës Vjosa-Narta, një vend i shenjtë për zogjtëë, duke përfshirë flamingot dhe pelikanë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rudi: 03/04/2023 20:45

    Bravo EcoAlbania qe mgulmoi ne nje kauze ne dukje te humbur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?