Bota

Europa dhe bota në alarm, Italia mbylli kufijtë me Afrikën pas Britanisë dhe Gjermanisë! Çfarë po ndodh me variantin e ri të koronavirusit me rreth 50 mutacione

26 Nëntor 2021, 11:55| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 22:52

  • Share

Një frikë e madhe është përhapur në të gjithë Evropën, teksa Italia ka njoftuar sot mbylljen e kufijve.  Një variant i ri i koronavirusit me 32 mutacione Botsvana po shkakton alarm global.

Italia ka njoftuar ndalim fluturimesh për Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibi dhe Swaziland. Ky vendim i Italisë vjen pas atij të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.  Në shenjë të alarmit në rritje, Bashkimi Evropian propozoi sot  ndalimin e udhëtimeve nga Afrika Jugore.

Ky variant konsiderohet se ka pësuar më së shumti mutacione, në krahasim me të gjitha variantet tjera. Këto janë ditët e para të identifikimit të këtij varianti, mirëpo ka mundësi që ai të përhapet edhe më shumë.

OBSH ka dalë në një deklaratë zyrtare ku thekson se varianti i ri afrikan ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese. OBSH e ka riemëruar llojin B.1.1.529 të zbuluar së fundmi Omicron.

Çfarë dimë për këtë variant?

Varianti i quajtur B.1.1.529, ka mundësi që do të marrë emër grek – sikurse variantet Alfa dhe Delta – nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky variant është thënë se ka pësuar shumë mutacione, rreth 50 të tilla dhe më shumë se 30 janë në proteinën e virusit, e cila është shënjestër e shumicës së vaksinave dhe konsiderohet çelës përmes së cilit virusi depërton në trupin tonë. Një nivel i tillë i mutacioneve mund të ketë ardhur nga një pacient i vetëm që nuk ka arritur të mposhtë virusin. Deri më tani janë konfirmuar 77 raste me variantin e ri në provincën Gauteng në Afrikën e Jugut, katër raste në Bostvana dhe një në Hong Kong, i cili ka mundësi të jetë i lidhur me udhëtim nga Afrika e Jugut. Shifra ditore e të infektuarve në këtë vend më 26 nëntor ka qenë 2,465 në krahasim me rreth 300 javën e kaluar.

Ora 22:48
Varianti i ri i COVID, OBSH deklaratë: Ka një numër të madh mutacionesh, disa prej tyre shqetësuese

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dalë me një deklaratë zyrtare për variantin e ri të koronavirusit i cili po shtrihet në të gjithë botën. OBSH thotë se varianti i ri afrikan ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese.

Varianti i ri u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut më 24 nëntor dhe është konstatuar gjithashtu në Botsvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael. Për shkak të mutacionit të ri disa vende ndaluan udhëtimet me Afrikën Jugore. OBSH e ka riemëruar llojin B.1.1.529 të zbuluar së fundmi Omicron. OBSH thotë se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri.

Ora 16:30
Belgjika regjistron rastin e parë me variantin e ri të COVID

Belgjika është vendi i parë Europian i cili ka konfirmuar një rast me COVID 'nu'. Është një grua e re e pavaksinuar, e cila shfaqi simptoma 11 ditë pasi shkoi në Egjipt. Nisur nga kjo shteti është vënë në alarm për shkak të rrezikut që paraqet ky variant. Më herët ky rast u zbulua në Afrikën e Jugut, Hong Kong dhe Izrael.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?