Europa digjet nga i nxehti, kurse Australia mbulohet nga dëbora

12 Gusht 2019, 10:06| Përditesimi: 12 Gusht 2019, 10:18

  • Share

AUSTRALI- Në kushtet kur Europa po kalon të  nxehtin afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që shkojnë në minus tre gradë në zonat malore.  Një person humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë. Shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta e të ftohta, borës dhe ngricave.

Sipas faqes së lajmeve australiane “ABC,” reshjet e dëborës, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në disa vende. Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada.

 Shumë resorte janë plotësisht të ndërprera nga dëbora dhe ekuipazhet e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrugët. Shërbimi i Urgjencës deklaroi se kishte marrë 145 thirrje për ndihmë në të gjithë shtetin, kurse më shumë se gjysma e atyre thirrjeve lidheshin me pemët  e thyera  dhe bllokimin e rrugëve. Kujtojmë që australianët festën e ndërrimit të viteve e festojnë në brigjet e detit, kur në Europë festohet nën reshje dëbore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?