Sonte do të dorëzohet trofeu i parë Europian në Sevilje pasi në orën 21:00 luhet finalja e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Gllasgow Rangers. Të dy klubet prej dekadash nuk e luajnë një finale europiane dhe sonte tifozë gjermanë dhe skocezë sëbashku arrijnë në 200 mijë vetë në Sevilje pavarësisht se stadiumi kapacitetin maksimal e ka 42 mijë vende.
Frankfurt finalen e fundit europiane e ka luajtur në vitin 1980, duke fituar derbin me Munchengladbach dhe duke ngritur kupën UEFA, ndërsa edhe Rangers është njëherë fitues i kësaj kupe pavarësisht se në finalen e fundit, në 2008 e humbi kundër Zenit.
Sakaq të dy klubet kanë dhe dy përballje direkte mes tyre në Europë, në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve në vitin 1960 me gjermanët që eliminuan turpshëm skocezët. Në fund të dy ndeshjeve Frankfurt u kualifikua në finale me rezultatin e përgjithshëm 14-4.
Edhe sonte gjermanët janë pak më të favorizuar në letër, ndërsa gjatë këtij sezoni nuk kanë humbur asnjë ndeshje në Europa League. E kundërta thuhet për Rangersë që dy ndeshjet e para në grup pësoi dy humbje, por rrugës e mori veten dhe deri në finale ka eliminuar rrugës dy ekipe gjermane. Sonte padiskutim që është një histiori tjetër.