'Europa duhet të marri përgjegjësi për paqen e saj', Viktor Orban në konferencë me Ramën: Nuk duhet të presim amerikanët!

7 Nëntor, 18:13| Përditesimi: 7 Nëntor, 18:39

  • Share

 

Kryeministri hungarez Viktor Orban në konferencën e përbashkët me Ramën në Budapest në Komunitetin Politik Europian u shpreh se Europa nuk duhet të presi SHBA-në por duhet të kujdeset vetë për mbrojtjen e saj dhe të ketë një rol aktiv në negociatat për të ardhmen. 

'Në të ardhmen ramë dakord që duam paqe në Europë. Europa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar paqen e saj. Nuk duhet të presim që amerikanët të n mbrojnë. U ra dakord që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat e së ardhmes. Do të ketë së shpejti bisedime të tilla dhe Europa duhet të jetë në gjendje të ndikojë për të ardhmen. Ne marrim pjesë në punën e këtyre takimeve.

Kemi pasur një seancë për sigurinë ekonomike dhe një tjetër për emigracionin. Nuk do hyjë në detaje. Sa i takon migracionit them: për një kohë të gjatë shoh që kjo çështje është mjaft vendimtare dhe e fortë kundërshtuese në sistemet tona, të gjithë duan të ndryshojnë. Konstatova sot se ka një pengesë ndaj kësaj, qëllimit për të bërë ndryshime. Duhet ta trajtojmë dhe në profesionin tonë quhet aktivizim.

Duhet të ketë vendime por këto vendime janë në kundërshtim me vendimet europiane. Në mënyrë që të frenojmë migracionin pastaj bëhen zero. Hungaria, gjithmonë kemi qenë kundër këtij aktivizmi gjyqësor. Nuk mund ta ndalim migracionin nëse nuk iu qasemi si duhet vendimeve në fuqi. Ashtu siç i thashë dhe presidentit Macron ne duhet ta vazhdojmë këtë platformë dhe ramë dakord në Tiranë, komuniteti do të mikpritet i uroj suksese.'


Lajmi kryesor:

Edi Rama nga Budapesti: Synojmë integrimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade! Orban: Europa nuk mund të presë SHBA që ta mbrojë


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?