Shëndeti
Bota

Europa e Bashkuar, e përçarë për turistët nga frika dhe paniku prej pandemisë! Në rajon Greqia me dyer gjysmë të hapura...

30 Maj 2020, 09:33| Përditesimi: 30 Maj 2020, 12:28

  • Share

Ndërsa pothuajse të gjitha vendet europiane kanë lehtësuar kufizimet e vendosura prej pandemisë nga koronavirusi, shumë njerëz në të gjithë kontinentin kanë filluar të pyesin se ku do të jenë në gjendje të udhëtojnë gjatë pushimeve verore.

Por Europa e Bashkuar duket se nuk është aspak e tillë përsa I përketë rihapjes së kufijëve dhe rrjedhimisht turizmit, i cili mesa duket nga shumë vende po kushtëzohet me të dhënat epidemiologjike, nga frika e deri paniku prej Covid.

Në rajon Greqia e cila nga ana e saj ka shpallur se është e hapur për të pritur turistë nga 29 shtete më 15 qershor, përfshi edhe Shqipërinë, do ti mbajë kufijë e mbyllur për Italinë, me arsyetimin e të dhënave epidemiologjike, gjë e cila ka shkaktuar tension. Edhe Zvicra, Austria dhe Kroacia janë në të njëjtën linjë me Greqinë përsa i përket turistëve italianë.

Pak ditë më parë Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se Qeveria italiane po negocion në Europë për të shmangur të ashtuquajturat "korridore" që përjashtojnë qarkullimin në disa vende dhe për të rifilluar turizmin evropian më 15 qershor.

Mali i Zi, i cili do rihap kufijtë më 1 qershor me 26 shtete ka përjashtuar turistët nga Serbia. Kjo ka ngjallur reagimin e presidentit Vuçiç i cili e ka quajtur vendimin si politik dhe që i shton edhe më shumë mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

Nga ana tjetër Bosnje Hercegovina do të hapë më 1 qershor kufijtë e saj për qytetarët e vendeve fqinje, Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë por jo Shqipërisë, e përjashtuar deri tani edhe nga Bullgaria dhe Rumania.

Edhe Kroacia vazhdon ti mbajë dyert gjysmë të hapura, duke seleksionuar ata që hyjnë në vend

Europa e Bashkuar vazhdon të jetë e përçarë edhe gjeografikisht ku vendet e veriut të kontinentit, përfshi Gjermaninë dhe Austrinë do rihapin kufijtë vetëm me fqinjët e tyre, si pjesë e asaj që nga shumëkush quhet ‘fronti i veriut’

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?