Programacion

E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar

Europa e 'pushtuar' nga ethet e COVID, mjekja Dollenberg: Në Gjermani, situata kritike! Vaksinimi në Shqipëri, mbrapa! Problem mosrespektimi i masave nga qytetarët

19 Nëntor 2021, 14:20| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 14:44

Vala e katërt e COVID ka ‘goditur’ rëndë Europën, me vende që kanë rikthyer izolimin, apo janë drejt marrjes së këtij vendimi. Një panoramë e tillë është edhe në Gjermani, ndërsa mjekja shqiptare Aurora Dollenberg thotë se situata është kritike. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Dollenberg u shpreh se në Gjermani po ulen kapacitetet spitalore dhe ato mjekësore, teksa theksoi se vendi po diskuton edhe vaksinimin me detyrim.

"Situata është edhe më në alarm. Po ulen kapacitet spitalor edhe kapacitet e spitalore për të përballuar një valë dimri. Autoritet po reflektojnë që vaksinimi të bëhet me detyrim. Shoqëria gjermane po përshëndet edhe dozën e tretë edhe për personat mbi 18 vjeç. Situata është kritike dhe mund të bëhet edhe më e rëndë nga muaji në muaj", tha ajo.

Ndalur te situata në Shqipëri, ku po ashtu është vënë re një rritje e rasteve të infeksionit dhe fataliteteve, mjekja vuri theksin te procesi i vaksinimit, ku tha se po ecën me ritme të ngadalta. 41% e popullsisë sonë është vaksinuar me të dyja doza, shifër që për Dollenberg nuk është e mjaftueshme, në një kohë kur shumica e vendeve europiane këtë shifër e kanë mbi 70%.

"Nëse Gjermani dhe vendet më të mëdha të Europës po ankohen se vaksinimi me dozën e tretë po ecën më ngadalë sesa ishte dëshiruar, atëherë në Shqipëri me 41% të vaksinimit me dy doza jemi shumë shumë mbrapa. Shqipëria duhet të shohë që pjesa më e madhe vendeve të Europës kanë vaksinuar 70% të popullsisë me dy doza. 41% është shumë shumë mbrapa", u shpreh mjekja.

Kritika Dollenberg pati edhe për mosrespektimin e masave anti-COVID nga qytetarët, teksa i bën thirrje atyre për t'u vaksinuar. Sipas mjekes për të rritur ndërgjegjësimin ndaj qytetarëve është e domosdoshme të kryhen fushata sensibilizimi nga mjekët.

"Mjekët duhet të kujdesen të bëjnë konsultime, fushatë sensibilizuese për vaksinimi. Është e kotë që në Shqipëri të nxjerrim rregulla kur askush nuk i zbaton. Prandaj të heqin dorë nga fjalët dhe të flasim për maska vetëm nëse ato mbahen. Në Shqipëri askush nuk mbanë as maska as distancim social, me aq sa kam parë unë kur kam qenë", shtoi mjekja.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në vendin tonë është vaksinuar 41% e popullsisë me të dyja dozat dhe mbi 38 mijë qytetarë të moshës së tretë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

J.SH.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?