'Europa krijuese' mbështet 10 tituj letrarë nga gjuhët e vogla në shqip (VIDEO)

3 Shkurt 2021, 15:36| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 16:27

  • Share

Projekti “Një perspektivë mbi përkufizimet” ka marrë jetë falë mbështetjes së programit të “Europa Krijuese”. Janë dhjetë tituj letrarë të përkthyer në gjuhën shqipe nga gjuhët e vogla, si kroate, letone, sllovene apo islandishtja, përmes së cilave lexuesi shqiptar njihet me botëkuptimin e popujve të ndryshëm, por edhe me fituesit e disa çmimeve letrare.

“Ideja është realizimi i një projekti të madh që është mbështet nga Europa Krijuese. E kemi titulluar këtë projekt “Një perspektivë mbi përkufizimet”, sepse kemi dashur që të tregojmë përmes autorëve të Evropës, që kufizimet apo përkufizimet, ia vendosim vet ne njerëzit vetes”, thotë Baro, kryeredaktorja e “Pegit”.

Kapërcimi i kufizimeve të caktuara nga shoqëria është boshti qendror i këtij projekti, ku mes tyre në shqip kanë ardhur, “Aventurat e Shegertit të vogël” nga Ben Andoni, Pas xhamit të dyfishtë nga Agim Doksani, ‘Kam shumë për të të thënë” vjen në shqip nga Irena Rama dhe Aida baro sjell në shqip “Ndjenja e kohës”  të Ungarettit.

 “Aventurat e Shegertit të vogël” nga Ben Andoni përcjell mesazhet më të mira, që mund t’u jepen fëmijëve në kohë universale. “E kemi përshtat sa më mirë, duke ruajtur origjinalin në gjuhën kroate të Ivana Brlic – Mazuranic. Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie”, thotë Andoni.

Kam shumë për të të thënë” i Christophe Van Gerreëwya vjen në shqip nga Irena Rama.

“Libri kishte shumë vështirësi në pjesën e përkthimit. Është një histori e pakohë, kufizimet që kanë njerëzit për të thënë atw qw mendojnw në një moment kur një marrëdhënie shkon gabim”, shprehet Irena Rama.

“Përkthimi nga një gjuhë e dytë është politikisht jo shumë korrekte për përkthyesin. Por në raste të caktuara mund të ndodh. Unë mendoj se kam arrit një lloj rezultati, pasi përkthyesi nga islandishtja në italisht është një ndër më të mirët e kësaj gjuhe në Itali. Sfidat e përkthimit në këtë libër kanë qenë të shumta, se vet autorja bazohet tek përsiatjet e personazhit. Është një lloj tematike, që çon në një perceptim të ri të mënyrës skandinave, se si e shikojnë plakjen”, thotë përkthyesi Doksani.

3 nga titujt, si “Pas xhamit të dyfishtë”, “Kam shumë për të thënë” dhe “Nën hijen e Kodrës së gjelave” janë fitues të Çmimit Europian për Letërsinë”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?