Mbrëmjen e djeshme u mbyll faza e Play Off të Uefa Europa League. Roma arriti të kualifikohej pas një ndeshje spektakolare në Olimpico përballë Portos verdhekuqtë triumfuan 3-2, teksa ndeshja e parë në Portugali ka përfunduar 1-1. Ndeshjen e djeshme, miqtë kaluan të parët në avantazh me Samu, teksa Dybala përmbysi takimin po në pjesën e parë. Pisilli realizoi të tretin për të besuarit e Ranierit, në të 83-ën, para se Rench të shënonte autogol në portën e Romës, me rezultatin e mbyllur 3-2.
Spektakël dhe emocione të forta pati në Amsterdam, ku vendasit e Ajax panë veten në disavantazh të dy golave nga Royal Union dhe jo vetëm kaq por edhe me disavantazh numerik, pasi Klassen doli me të kuq që në pjesën e parë. Me rezultatin 0-2, takimi shkoi në shtesë, pasi të parën holandezët kishin fituar 0-2 në Belgjikë. Megjithatë me një lojtar më pak, Ajax mundi të shënoj një gol me penallti në kohën shtesë dhe tyë kualifikohej për më tej në fazën 1/8.
Në sfida të tjera, Fenerbahche barazoi 2-2 ndaj Anderlecht duke shkuar më tej, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 3-0 në Stamboll. Sociedad kaloi pa probleme Midtjyalland me rezultatin 5-2. Galatasaray u eliminua nga AZ Alkmaar.
Sot në mesditë do të hidhet shorti, ku skuadrat do të mësojnë kundërshtarin e radhës në fazën 1/8.
Rezultatet e plota:
Komente
