Daniele De Rossi

Europa League/ De Rossi i frikësohet Milanit: Për ta është mjeti i fundit

17 Prill, 21:30| Përditesimi: 17 Prill, 21:31

  • Share

Roma dhe Milan luajnë të enjten në 21:00 në "Olimpico" për çerekfinalen e kthimit në Europa League. Në ndeshjen e parë në "San Siro" Roma fitoi 0-1 dhe përballë publikut të vet shkon në avantazh, edhe pse të vetëm një gol.

Për mediet para ndeshjes foli trajneri i verdhekuqve, Daniele De Rossi. Ai tha se Milan e ka mjetin e fundit për titull këtë sezon dhe se dueli do jetë i vështirë, duke mos i parë të tijtë si të avantazhuar nga rezultati i ndeshjes së parë.

"Pioli largohet me humbje? Unë nuk komentoj thashethemet e gazetave, sepse ndonjëherë ato nuk janë të vërteta. Pioli është i dyti në Serie A, skuadra luan mirë. Ata do të luajnë një udhëkryq të rëndësishëm sezonal, sepse Europa League është një objektiv për një ekip të ndërtuar për të qenë protagonist në Champions League. Ata e kanë këtë duel si mjetin e fundit, do duan të na mundin.

Ndeshja e kthimit? Ka karakteristika të skuadrës kundërshtare që duhen respektuar. Nuk është se fituam 7-0 dhe ata nuk u larguan kurrë nga zona jonë. Ndoshta e meritonim të shënonim edhe disa gola. Mos mendoni se Pioli do të ndryshojë të gjithë ekipin, por unë mendoj se ai do të ndryshojë pak.

Ana emocionale? Është pjesë e lojës dhe e futbollit. Mund të përgatisni gjithçka, por gjithashtu duhet të kuptoni se çdokush duhet të bëjë më mirë edhe në nivelin emocional. Një mijë aspekte ndikojnë në ndeshjet. Brenda një ndeshjeje ka një mijë ndeshje. Madje humori i lojtarëve gjatë ndeshjes është vendimtar. Ne do të përpiqemi të kontrollojmë ankthin e ekipit.

Gjendja e Ndicka? Ai është mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Mendoj se secili do të nxjerrë mësim nga ajo që ndodhi. Ne nuk mund të vazhdonim lojën", tha De Rossi mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?