Foto nga takimi

Europa League/ Feynord mund Romën 1-0, italianët humbin penalltinë

13 Prill 2023, 19:42| Përditesimi: 13 Prill 2023, 22:30

  • Share

Feynord ka trumfuar në sfidën e parë ndaj Romës, në kuadër të çerekfinaleve të Europa Ligës. Një perlë e Mats Wieffer në minutën e 53’ vendosi fatet e sfidës, e cila dhuroi mjaft emocione dhe drithërima në impiantin “De Kuip”, të Roterdamit.

Goli lindi pas një pasimi të anësorit Idrissi në krahun e majtë të sulmit holandez. 27-vjeccari harkoi topin në hyrje të zonës verdhekuqe, aty ku Wieffer goditi me të parën në drejtim të shtyllës pingule në të djathtë të portierit, pikërisht e njëjta shtyllë që në pjesën e parë ndali goditjen e Pellegrinit nga pika e bardhë e penalltisë, por topi kësaj radhe përfundoi në rrjetë.  

Skuadra e Arne Slot shijoi një hakmarrje të ëmbël ndaj verdhekuqve, kundër të cilëve humbën finalen e Conference League të sezonit të kaluar në “Air Albania”.

Gjithsesi, hakmarrja e plotë do të vijë nëse sigurohet kualifikimi në gjysmëfinale, pas ndeshjes së kthimit një javë më parë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?