Gian Piero Gasperini

Europa League/ Finalja pranë, Gasperini karikon Atalantën: Ndeshja më e rëndësishme në karrierë

8 Maj, 15:27| Përditesimi: 8 Maj, 15:28

  • Share

Atalanta dhe Marseille luajnë të enjte në 21:00 gjysmëfinalen e kthimit të Europa League në Bergamo, me duelin e parë në Francë që u mbyll 1-1. Të dyja klubet kërkojnë fitoren për finalen e madhe të Dublinit më 22 maj.

Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i italianëve. Gian Piero Gasperini tha se dueli i së enjtes është më i rëndësishmi për të në karrierë.

"Futbolli është i bukur sepse në të gjitha nivelet mund të ketë emocione të mëdha. Është ajo e ndjesisë së mbështetjes së pothuajse të gjithë Italisë pas nesh. Mbështetja e vërtetë na jep kënaqësi të madhe dhe ne e dimë se kemi merituar edhe vlerësimin e të gjithëve.

Pastaj është përgjegjësi e madhe dhe shpresojmë të vazhdojmë për të dhënë kontributin tonë, për renditjen dhe besueshmërinë e futbollit italian. Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i bërë deri tani do të vlerësohet ndoshta më mirë pas disa vitesh.

Por ne kemi treguar tashmë se edhe në një ambient të vogël, pa shuma të jashtëzakonshme, por me ide, menaxhim dhe përpikmëri mund të krijosh një ekip që identifikohet totalisht me territorin dhe fiton trofe duke tejkaluar vetveten. Pa frikë mund ta them se kjo është ndeshja më e rëndësishme për mua në karrierë", tha Gasperini, që me Atalantën e tij do sfidojë Juventusin javën që vjen në finalen e Kupës së Italisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?