Europa League/ Fiton Chelsea, Lazio pa Strakoshën mposht Apollon

20 Shtator 2018, 21:32| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 21:34

  • Share

Chelsea e ka nisur me këmbën e mbarë “Europa League” pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 PAOK-un në transfertë. Skuadra e Sarri-t kishte zgjedhur që në këtë takim të linte në stol disa prej titullarëve, duke mos rrezikuar për ndeshjen e ardhshme në “Premier League”.

Golin e fitores në tokën greke e realizoi Ëilliam në minutën e 7-t. Braziliani përfitoi më së miri nga assist I Barkley për të mposhtur portierin kundërshtar. Ndërkohë takimi tjetër I këtij grupi mes Bate Borisov dhe hungarezëve të Vidit përfundoi me rezultatin 2-0.

Në Grupin H Lazio ka marrë një fitore me shifrat 2-1 kundër qipriotëve të Apollon. Në këtë takim, ku gardiani I kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ishte lënë jashtë listës me futbollistët e grumbulluar, realizuan Alberto dhe Immobile për vendasit, ndërsa Zelaja për miqtë.

I pafat në ndeshjen e parë të këtij sezoni në “Europa League” ka qenë mbrojtësi shqiptar Egzon Binaku. Skuadra ku aktivizohet, Malmo, është mundur me rezultatin 2-0 nga Genku.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?