Europa League mësoi të enjte tre skuadrat e para të kualifikuara në fazën e 1/16. Pas ndeshjeve të pesta në grup, Lazio, Athletic Bilbao dhe Eintracht Frankfurt kanë siguruar matematikisht një biletë për më tej, edhe pse ka ende tre ndeshje për t'u luajtur.
Në Romë, Lazio barazoi 0-0 kundër Ludogorets dhe paçka një pike kalon më tej pas këtij barazimi që për ta do jetë "i ëmbël", duke mbajtur edhe kreun e Europa League.
Në Bilbao, Athletic mposhti 3-0 Elfsborg dhe i bashkohet kreut, duke siguruar që spanjollët të kalojnë më tej. Ndërkohë fitorja 1-2 e Eintracht Frankfurt kundër danezëve të Midtjylland bën që gjermanët të kalojnë më tej.
Në "Old Trafford" Manchester United siguroi fitoren e parë në epokën Ruben Amorim. "Djajtë" përmbysën 3-2 Bodo/Glimt në një ndeshje që nuk rezultoi e lehtë. Garnacho pas disa sekondave lojë shënoi për United, para se miqtë të përmbysnin me Evjen dhe Zinckenagel. Në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e fraksionit të dytë, ishte Hojlund që me dopietë do i jepte tri pikë Man. United.
Në Londër, Tottenham dhe Roma barazuan 2-2 mes spektaklit. Tanimë italianët e Ranierit vijojnë të jenë në zonën play off. Son dhe Johnson shënuan për Spurs, ndërsa Ndicka në pjesën e parë dhe Hummels në limitet e sfidës barazuan për 2-2.
Europa League, raundi 5 - E enjte, 28 nëntor 2024
18:45
Anderlecht 2-2 Porto
Ath. Bilbao 3-0 Elfsborg
AZAlkmaar 1-1 Galatasaray
Besiktas 1-3 Macabi Tel Aviv
Dynamo Kiev 1-2 Plzen
Lazio 0-0 Ludogorets
Qarabag 1-4 Lyon
RFS 0-2 PAOK
21:00
Braga 3-0 Hoffenheim
FCSB 0-0 Olympiacos
Ferencvaros 4-1 Malmo
Manchester United 3-2 Bodo/Glimt
Midtjylland 1-2 Eintracht
Nice 1-4 Rangers
Real Sociedad 2-0 Ajax
Slavia e Pragës 1-2 Fenerbahce
Tottenham 2-2 Roma
Tuente 0-1 Royale Union SG
Renditja: