Ajax 1-3 Lazio

Europa League/ Lazio i jep leksion Ajaxit në Amsterdam dhe merr kreun, fitojnë Roma e Anderlecht! Një skuadër eliminohet dy javë nga fundi

13 Dhjetor, 09:01| Përditesimi: 13 Dhjetor, 09:03

  • Share

Europa League zhvilloi ndeshjet e gjashta në grupe për fazën e ligës, me një grup që është i përbashkët për 36 skuadra sipas formulës së re. Pas sfidave zyrtarisht Dinamo Kiev që ka zero pikë është skuadra e parë e eliminuar.

Kreu mbahet nga Lazio dhe Bilbao me pikë të barabarta (16). Italianët fituan 1-3 kundër Ajaxit në Amsterdam. Lazio tregoi nivel të lartë loje dhe një meritë për këtë ka Marco Baroni, i ulur në stol disa muaj më parë. Bardhekaltërit kaluan në epërsi me Tchaouna në minutën e 12-të, teksa shënoi Dele-Bashiru dhe Pedro. Për Ajax barazoi shkurtimisht Traore.

Në "Olimpico" Roma fitoi 3-0 kundër Bragës me golat e Pellegrinit, Abdulhamid dhe Hermoso. Tri pikë edhe për Lyon, që mposhti 3-2 Eintracht Frankfurt në ndeshjen direkte.

Në Çeki, Manchester United përmbysi 1-2 Viktoria Plzen me dopietën e Hojlund. Rangers me Nedim Bajramin në fushë (68 minuta) barazoi 1-1 e Tottenham.

Rezultatet:

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?