Manchester United

Europa League/ Man. United shpëton në fund, barazon 3-3 në Porto! Roma turpërohet në Suedi, Muçi asist në humbjen e Besiktas

4 Tetor, 08:40| Përditesimi: 4 Tetor, 09:27

  • Share

Liga e Europës zhvilloi ditën e dytë të ndeshjeve me formulën e re. Edhe këtë të enjte nuk munguan surprizat, ndërsa ra në sy barazimi i Manchester United dhe humbja e Romës. Ernest Muçi luajti titullar për Besiktasin dhe dhuroi një assist në humbjen 1-3 nga Frankfurt.

Tottenham fitoi në udhëtim kundër Ferencvaros 1-2 me golat e Sarr dhe Johnson. Lazio fitoi 4-1 kundër Nice, ku për italianët shënuan Pedro, Castellanos (2x) dhe Zaccagni. Ajax u tregua pa fuqi duke barazuar 1-1 në Pragë me Slavian.

Tri pikë për Ath Bilbao dhe Lyon, ndërsa Fenerbahce e Mourinhos u ndal duke barazuar 1-1 me Tuenten në Holandë. Roma u turpërua në Suedi duke humbur 1-0 nga Elfsborg. Për suedezët nga minuta e parë dy vëllezërit Zeneli, Arbri dhe Besforti.

Dueli më i rëndësishëm i mbrëmjes u zhvillua në ‘Do Dragao’, ku Porto barazoi 3-3 ndaj Manchester United. Rashford dhe Hojlund shënuan për anglezët, teksa u përmbysën nga Pepe dhe dopieta e Aghehoua. Në fund Maguire barazoi për mos u turpëruar në udhëtim. Edhe Nedim Bajrami luajti titullar në humbjen e Rangers 1-4 nga Lyon.

Rezultatet në Europa League:

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?