Manchester United feston tri pikët

Sport

Europa League/ Man. United tri pikë në limite, hap të sigurt për në 1/8! Zhgënjejnë Roma e Ajax, kualifikohet Lazio

24 Janar, 08:39| Përditesimi: 24 Janar, 12:54

  • Share

Europa League ka kompletuar raundin e shtatë për ndeshjet në grup. Pas këtyre sfidave është Lazio që një javë nga fundi ka siguruar edhe matematikisht kalimin për në fazën e 1/8, ndërsa ndodhet në krye të renditjes. Tri pikë për Man. United, Tottenham apo edhe Olympiacos. Zhgënjejnë Roma dhe Ajax.

Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 2-1 kundër Rangers. Për miqtë në fushë për 71 minuta luajti Nedim Bajrami. United kaloi në epërsi në minutën e 52 me autogolin e Butland, para se Dessers të barazonte dy minuta nga fundi. Festën te tifozët e riktheu Brundo Fernandes me golin në shtesën e dytë, teksa United hedh një hap të sigurt për të qenë ndër tetë skuadrat që kalojnë direkt në 1/8.

Në "Olimpico" Lazio fitoi 3-1 kundër Real Sociedad dhe zyrtarisht kalon në fazën e 1/8, duke qenë edhe kryesuese e renditjes. Gila, Zaccagni dhe Castellanos shënuan për italianët në pjesën e parë, ndërsa Barrenetxea shkurtoi për miqtë vetëm në fundin e ndeshjes.

Në Holandë, AZ Alkmaar iu fal golit të Parrott për të mposhtur 1-0 Romën. Italianët me vetëm nëntë pikë pas shtatë dueleve komplikojnë situatën, duke qenë për momentin në pozitën e 21-të.

Do jenë ndeshjet e fundit javën që vjen që do vendosin fatet edhe në Europa League. Kujtojmë se tetë skuadrat e renditura të parat kualifikohen direkt për në fazën e 1/8, teksa ato nga pozita 9-24 do i nënshtrohen një play-off për një biletë më tej.

Deri në këtë fazë

Konfirmohet në 1/16
Lazio

Konfirmuar në raundin e 16-të ose në fazën eliminatore në play-off
Anderlecht, Athletic Club, AZ Alkmaar, Bodø/Glimt, Eintracht Frankfurt, FCSB, Galatasaray, Lyon, Manchester United, Olympiacos, Rangers, Tottenham, Union SG, Viktoria Plzen

Konfirmuar në play-off-et e fazës eliminatore
Asnjë

Të eliminuara
Dinamo Kyiv, Ludogorets, Malmo, Nice, Qarabag, RFS, Slavia Praha

Europa League, raundi 7-të:

E enjte, 23 janar 2025

18:45

AZ Alkmaar 1-0 Roma

Bodo/Glimt 3-1 Maccabi Tel Aviv

Porto 0-1 Olympiacos

Fenerbahce 0-0 Lyon

Hoffenheim 2-3 Tottenham

Malmo 2-3 Twente

Plzen 2-0 Anderlecht

Qarabag 2-3 FCSB

21:00

Eintracht Frankfurt 2-0 Ferencvaros

Elfsborg 1-0 Nice

Lazio 3-1 Real Sociedad

Ludogorets 0-2 Midtjylland

Manchester United 2-1 Rangers

PAOK 2-0 Slavia Prague

RFS 1-0 Ajax

Royale Union SG 2-1 Braga

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?