Europa League ka zhvilluar raundin e parë me formulën e re, ku nuk do ketë më grupe, por një renditje e përgjithshme. Në Holandë, AZ Alkmaar fitoi 3-2 kundër Elfsborg, ndërsa në këtë duel arbitër kryesor ishte Juxhin Xhaja, i cili akordoi edhe një karton të kuq për miqtë.
Bodo/Glimt fitoi 3-2 kundër Portos, ndërsa Anderlecht u imponua 2-1 kundër Ferencvaros. Në Hamburg, Lazio fitoi 0-3 kundër Dinamos së Kievit. Golat për italianët u shënuan nga Dia (dopietë) dhe Dele-Bashiru në pjesën e parë.
Në Stamboll, Galatasaray fitoi 3-1 kundër PAOK. Tri pikë edhe për Slavian e Pragës që fitoi 0-2 kundër Ludogorets. Ndërkohë që në Angli skuadra e Manchester United barazoi 1-1 kundër Tuentes.
Këtë të enjte luhen ndeshjet e mbetura, teksa tetë ekipet e para në fund të ndeshjeve do kalojnë më tej, ndërsa ato nga vendi 9-24 do luajnë në play-off.
Europa League, raundi 1:
AZ Alkmaar 3-2 Elfsborg
Bodo/Glimt 3-2 Porto
Anderlecht 2-1 Ferencvaros
Dinamo Kyiv 0-3 Lazio
Galatasaray 3-1 PAOK
Ludogorets 0-2 Slavia e Pragës
Manchester United 1-1 Tuente
Midtjylland 1-1 Hoffenheim
Nice 1-1 Real Sociedad