Festimi i golit nga futbollistët e Milan

Sport

Europa League/ Milani fiton me përmbysje, Arsenal mposht skuadrën e Agollit

4 Tetor 2018, 21:19| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 21:23

  • Share

Olimpiakosi ka rezultuar një kundërshtarë i vështirë për Milanin, por gjithsesi “djalli” ka marrë fitoren e dytë në fazën e grupeve të “Europa League” pasi ka mposhtur 3-1 grekët në “San Siro”.

Sfida për italianët nisi në malore, pasi miqtë surprizuan në minutën e 14, duke kaluar në avantazh me Guerreron. Deri në fundin e pjesës së parë skuadra e Gatusso-s tentoi disa herë radhazi për të gjetur baraspeshën, por pa sukses.

Këmbënguljet do shpërbleheshin në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 70 me Kutronen që realizoi me kokë. Nuk do të vononte përmbysja, pasi Higuain pak momente më pas nuk fali nga brenda zonës. 

Përballja do vulosej në minutën e 79 me Kutronen që realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin. Me këtë rezultat Milani mban vendin e parë me 6 pikë, 2 më shumë se Betis i vendit të dytë që mposhti 3-0 Dudelanxhe në sfidën tjetër të këtij grupi.

Ndërkohë në Azerbajxhan skuadra e Ansi Agollit, Karabag, është mundur me shifrat 0-3 nga Arsenal. “Topçinjtë” nuk i vendosën për asnjë çast në diskutim tre pikët, pasi që në minutën e katërt kaluan në avantazh me Sokratis. Më pas golat e Smith dhe Guendouzi shërbyen për të përmirësuar golavarazhin. Arsenal pas dy takimesh renditet i pari në grupin E me 6 pikë, po aq sa Sportingu që fitoi në ekstrem të kohës së rregullt kundër Vorsklas.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?