Lojtarët e Milanit duke festuar golin e Higuain

Sport

Europa League, Milanit i mjafton Higuain, Arsenali ben goleade

21 Shtator 2018, 09:10| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 09:27

  • Share

Në ndeshjen debutuese për këtë sezon në Europa League Milani ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Dudelange në Luksemburg dhe merr kryesimin e Gurpit F. Golin e vetëm të takimit e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 59-të pas një pasimi të marrë nga Samu Castillejo. Ndeshja tjetër e grupit Olimpiacos – Betis u mbyll pa gola.

Në Grupin E Arsenali bëri goleadë në Emirates ndaj Vorslka Poltava duke fituar 4-2 dhe duke marrë kryesimin e grupit. Pjesën e parë të besuarit e Emery e mbyllën 1-0 me golin e Aubameyang ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe tre herë të tjera me Danny Welbeck sërish Aubameyang dhe Mesut Ozil. Por miqtë nga Ukraina arritën që në minutat e fundit të shënonin dy here me Chesnakov dhe Sharpar. Në ndeshjen tjetër të grupit Sporting Lisbona mund 2-0 Qarabag.

Nga skuadrat e tjera të mëdha që marrin pjesë këtë edicion të Europa League Chelsea mposhti 1-0 Paokun në Selanik me golin e Willian ndërsa Lazio fitoi 2-1 ndaj Apollon Limasol.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?