Europa League ka zhvilluar nëntë ndeshjet e mbetura të raundit të parë për formatin e ri. Në Suedi, Malmo u mposht 0-2 nga Rangers. Skocezëve iu deshën vetëm 55 sekonda lojë për golin e epërsisë. Ishte Nedim Bajrami që shënoi golin e parë me Rangers dhe vendos një rekord të ri brenda minutës së parë, që nuk ishte arritur që prej 1998 nga Gennaro Gattuso.
Fenerbahce u imponua 2-1 kundër Royale Union. Në Amsterdam, Ajax fitoi 4-0 kundër Besiktas. Për turqit Rashica luajti 84 minuta, ndërsa Muçi qëndroi në stol. Në ‘Olimpico’, Roma barazoi 1-1 kundër Athletico Bilbao. Dovbyk shënoi pas 32 minutash, teksa Paredes barazoi në minutën e 85.
Tri pikë edhe për Bragën, Lyon dhe Tottenham. Në Frankfurt, Eintracht barazoi 3-3 me Plzen.
Europa League, rezultatet; raundi 1:
Fenerbahce 2-1 Royale Union SG
Malmo 0-2 Rangers
Ajax 4-0 Besiktas
Roma 1-1 Ath. Bilbao
Braga 2-1 Maccabi Tel Aviv
Eintracht Frankfurt 3-3 Plzen
FCSB 4-1 RFS
Lyon 2-0 Olympiacos
Tottenham 3-0 Qarabag
Renditja:
Goli i parë me Rangers erdhi pas vetëm 55 sekondave për Nedim Bajramin. Skocezët fituan 0-2 kundër Malmos në Suedi për raundin e parë të Europa League, ndërsa fantazisti shqiptar zhvilloi një paraqitje për t'u mbajtur mend.
Me notën 8.9 ai ishte ndër më të vlerësuarit në raundin e parë të Europa League, duke merituar formacionin më të mirë sipas "SofaScore". Kujtojmë se këtë verë Bajrami la Sassuolon dhe kaloi në Skoci me gjigantët e Rangers, duke dëshmuar nivelin e lartë që në ndeshjet e para.
Rangers fitoi 0-2 kundër Malmos në turin e parë të Europa League. Goli i parë erdhi pas 55 sekondash me autor Nedim Bajramin. Fantazisti i Kombëtares shënoi pa u mbushur minuti i parë, duke barazuar Gennaro Gattuson që me skocezët bënte të njëjtën gjë në vitin 1998.
Fantazisti Bajrami është njeriu i rekordeve, pasi në verë shënoi golin më të shpejtë në Europian. Pas 23 sekondave Shqipëria i shënoi Italisë me Bajramin, teksa vendoi rekord në ri në një kampionat Evropian, që vështirë se do thyhet shpejt.