Turneu i dytë më i rëndësishëm për klube në Evropë, Europa League mbylli të enjten raundin e parë për fazën e ligës. Tri pikë siguruan skuadra si Lille, Aston Villa, Porto, Stuttgart dhe Lyon. Ndërkohë Panathinaikos fitoi 1-4 në Zvicër kundër Young Boys dhe merr kreun e Europa League.
Në "Villa Park", vendasit e Aston Villas fituan 1-0 kundër Bolognas. Një gol i McGinn në minutën e 13-të vendosi ndeshjen.
Në Bern, Young Boys humbi 1-4 kundër Panathinaikos. Grekët shënuan me Suiderski dhe tripletën e Zaroury për të marrë kreun e Europa League. Në Holandë, Lyon fitoi 0-1 kundër vendasve të Utrecht.
Në Francë, Lille fitoi 2-1 kundër Brann. Lille shënoi me Igamane dhe Giroud, ndërsa momentalisht barazimin e vendosi Magnusson.
Rezultatet, Europa League - Raundi 1:
E enjte, 26 shtator 2025
G.A. Eagles 0-1 FCSB
Lille 2-1 Brann
Aston Villa 1-0 Bologna
Ferencvaros 1-1 Plzen
Rangers 0-1 Genk
Salzburg 0-1 Porto
Stuttgart 2-1 Celta Vigo
Utrecht 0-1 Lyon
Young Boys 1-4 Panathinaikos
Renditja:
Komente
